Sekuestrohen para, narkotikë e një thikë – arrestohet një person në Prishtinë
Sot, nga njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është ndaluar një person M.S, 28 vjeç, për kontrollë rutinë, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderushme e parave dhe një thikë. Po ashtu, pas verifikimit i njëjti ka rezultuar se ishte edhe në…

Lajme
Sot, nga njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është ndaluar një person M.S, 28 vjeç, për kontrollë rutinë, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderushme e parave dhe një thikë.
Po ashtu, pas verifikimit i njëjti ka rezultuar se ishte edhe në kërkim policor.
“Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.