Sekuestrohen monedha të dyshuara të falsifikuara në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kryeqytet është raportuar një rast i dyshuar për falsifikim të parasë, që përfshin monedha metalike. Sipas policisë, rasti është raportuar monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtejshëm. “Prishtinë / 30.11.2025 – 10:22. Është raportuar për monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”,…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kryeqytet është raportuar një rast i dyshuar për falsifikim të parasë, që përfshin monedha metalike.
Sipas policisë, rasti është raportuar monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtejshëm.
“Prishtinë / 30.11.2025 – 10:22. Është raportuar për monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Në lidhje me rastin, prokurori kompetent është njoftuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar origjinën e monedhave dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.