Sekuestrohen 179 bimë të kanabisit në Prishtinë, po prodhoheshin në laborator

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka sekuestruar 179 bimë të kanabisit në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Lajme

25/11/2021 20:13

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, derisa është bërë e ditur se i dyshuari është në arrati, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis”, thuhet në njoftim.

“Në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit”, përfundon njoftimi. /Lajmi.net/