Sekuestrohen 10 milionë dollarë drogë, prishen makineritë e numërimit pasi nuk përballuan ngarkesën

15:38 | 4 Dhjetor 2021

Policia Panameze ka sekuestruar një sasi monetare rekord prej më shumë se 10 milionë dollarësh cash në një operacion ndaj klanit më të fuqishme të prodhimit të kokainës në Kolumbi i cilësuar edhe si një nga eksportuesit më të mëshenj të drogës në botë.

Efektivave pjesëmarrës në operacion iu deshën më shumë se 12 orë për të mbledhur paratë të cilat u gjetën në tri vende të ndryshme të fshehura në një shtëpi në Nueva Providencia në provincën e Karaibeve të Colonës.

Prokurori Javier Caraballo u tha gazetarëve të enjten se ky është, pa dyshim, sekuestrimi më i madh i parave të trafikut të drogës  në të gjithë historinë e vendit. Disa nga makineritë e numërimit të parave u prishën dhe u desh të zëvendësohen si pasojë e ngarkesës në punë nga sasia e madhe e kartmonedhave.

Operacioni policor u finalizua me arrestimin e 57 personave të dyshuar se janë pjesë e Klanit, i cili është dobësuar që nga kapja në Kolumbi e liderit të tyre dhe dhjetëra anëtarëve të tjerë që nga muaji i kaluar.

Në operacionin, në të cilin morën pjesë agjentë të Agjencisë  Amerikane të Anti-Drogës, DEA, u sekuestruan edhe 10 armë zjarri dhe 38 automjete luksoze që i përkisnin grupit kriminal.