Seksi të ndihmon të flesh më mirë

Seksi jo vetëm që të bën të dukesh më i ri, por ai rregullon edhe shumë probleme me të cilat përballeni. Ai përveç se ju forcon juve dhe sistemin tuaj shëndetsor, ju bën që të flini më mirë.

Lifestyle

28/06/2014 19:06

Nëse hidheni në shtrat kur ktheheni natën vonë nga puna, dhe nuk keni gjumë në sytë tuaj, këtu kemi një mënyrë interesante që të ju ndihmojmë që të flini.

Një nga gjashtë gra raportohet se kanë thënë që gjumi është më i mirë pas seksit, raporton DailyMail.

Shkenca e plotëson këtë thënje gjithashtu. E gjitha ka të bëjë me prodhimin e hormoneve gjatë marrdhënies, thotë Saralyn Mark, profesor i mjekësisë në shkollën Yale. 

Seksi rritë prodhimin e oksitocinës dhe zvogëlon prodhimin e kortizolit (i cili nxitë stresin). 

Këto ndryshime hormonale e lënë trupin tuaj në një gjendje të relaksuar, duke e bërë më të lehtë për ju që të flini. Jo vetëm këta, por edhe ata me nivele të rritura të estrogjenit i bënë që të futen shumë lehtë në gjumë.

Bëni seks para gjumit, do të fleni si një qingj!