Seksi si pjesë e një jete të lumtur

Seksi është një mënyrë e kënaqshme dhe intime që lidh çdo çift. Por, seksi në fakt është një pjesë e rëndësishme e të jetuarit të lumtur dhe të shëndetshëm gjithashtu.

Lifestyle

17/09/2014 21:22

Seksualiteti jonë është një pjesë e rëndësishme e asaj që jemi dhe kur ne e lëmë anash këtë, jo vetëm që influencon negativisht në lidhjet tona, por shkakton edhe dëme shëndetësore si nga pikpamja fizike ashtu edhe nga ajo emocionale, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë janë disa arsye se çfarë përfitoni nga seksi dhe si ju ndihmon ai:

Seksi djeg kalori
Të bësh seks rregullisht është më mirë se të vraposh. Seksi mund të djegë deri në 150 kalori në orë dhe djera që lirohet në ato çaste është diçka që ju pëlqen. Por, duhet të mbani në mend se duhet të jeni aktiv në seks, që do të thotë se të mos rrini kot dhe të lini partnerin tuaj për t’i bërë të gjitha. Provoni disa pozicione ose ndryshoni atë se cili qëndron sipër që të digjni kaloritë.

Ulë nivelin e stresit
Kur jeni duke bërë seks, truri juaj kalon në një qendje ‘qefi’ dhe liron endorfinë dhe oksitocinë – kimikate relaksues. Këto të dyja jo vetëm që ju lidhin më fort me partnerin tuaj, por ato ç’lodhin dhe i japin energji mendjes tuaj, që do të thotë se stresi do të bie ndjeshëm, transmeton Lajmi.net.

Ju ndihmon të flini më mirë
Një nga arsyet pse shumica i shmangen seksit është kur janë të lodhur. Por, të bërit seks ndihmon në ç’lodhjen e trupit tuaj dhe vërjen në një gjumë të thellë. Prandaj kur të keni ndjenjën ‘sikur po vdisni’ për gjumë por nuk ju zë gjumi, provoni të bëni seks në vend që të merrni ndonjë ilaç gjumi.

Seksi e mban marrëdhënien tuaj
Të martuar apo thjeshtë të fejuar kjo nuk ka rëndësi. Studime të shumta kanë treguar se çiftet që bëjnë seks rregullisht janë më të lumtur se ata që nuk bëjnë. Një arsye është fakti se seksi rregullon dhe mban marrëdhënien vazhdimisht më intime dhe të lidhur më fort. Nëse keni kohë që nuk jeni duke bërë seks, intimiteti juaj fillon të shuhet, që do të thotë se edhe puthjet, përqafimet, mbajtjet për dore apo nofkat romantike do të zhduken ngadalë, transmeton Lajmi.net.

Pa seks dhe pa prekje të buta lidhja juaj nuk do të jetë kuptimplote dhe e kënaqshme, dhe kjo fillon më pas të krijojë një lloj mërzie në jetën tuaj.