Seksi nuk mbaron kurrë

Për aq kohë sa truri është organi ynë seksual më i rëndësishëm, kjo nuk duhet të përjashtojë gjyshërit tanë nga aventurat seksuale.

Lifestyle

30/08/2014 00:14

Një studim i bërë në Australi ka forcuar bindjen se seksi nuk mbaron në një moshë të caktuar. Sipas një anketimi të bërë në Australi nga viti 1996 deri në 2010, rezultoi se një në tre meshkuj të moshës 75-95 vjeç janë seksualisht aktiv, transmeton Lajmi.net.

Studimi përfshiu 2.783 të moshuar, të cilët kishin bërë seks të paktën një herë vitin e fundit.

Statistikat tregojnë se 57% e meshkujve që kishin një jetë aktive seksuale ishin të kënaqur me potencialin e tyre, ndërsa 43% do të kishin dëshirë të bënin më shpesh seks.

E rëndësishme është se, më shumë se 50% e të anketuarve e cilësojnë seksin si një element tepër të rëndësishëm të jetës së tyre. Madje ata kanë dëshirë të bëjnë të njëjtat gjëra që praktikojnë edhe personat e moshës më të re.