Seksi në Botëror, kush po e kush jo!

Një pjesë e përfaqësueseve pjesëmarrëse do ta kenë të lejuar seksin gjatë Botërorit, e një pjesë tjetër jo. Njihuni me rregullat që janë vënë për lojtarët gjatë evenimentin që do të mbahet në Brazil.

Sport

12/06/2014 19:09

Një çështje e rëndësishme është se Botërori i obligon lojtarët të jenë në maksimumin e mundësive të tyre fizike dhe marrëdhëniet seksuale mund të kenë efekt tek ta.

Për këtë, shumë njerëz po flasin rreth kësaj teme. Teoria nuk është e qartë, ka versione të ndryshme rreth seksit, sa që uebfaqja ‘Copa Libertadores’ e ka bërë një studim, i cili tregon se Brazili, Italia, Australia e Anglia, mund të bëjnë seks gjatë Botërorit.

Ndërkaq, ka prej ekipeve që nuk ua kanë lejuar lojtarëve të tyre një gjë të tillë. Bëhet fjalë për Meksikën, Kilin, Spanjën dhe Gjermaninë, lojtarët e së cilëve do të duhet të përmbahen në këtë periudhë.

“40 ditë abstenimi nuk do t’i bënte keq askujt”, ka thënë mjeku i përfaqësueses meksikane, Miguel Herrera.