Seksi fizioterapeutja i nxjerr telashe Chelseas (Video)
Fizioterapeutja e Chelseas, Eva Carneiro është ngacmuar me thirrje të tifozëve kundërshtarë, dhe kjo ka zgjuar reagim të ashpër të klubit londinez.

Sport
Chelsea ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj ngacmimeve seksuale në futboll.
Blues janë të gatshëm të kërkojnë edhe ndërhyrjen e Federatës Angleze pas thirrjeve ofenduese të tifozëve të Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt për fizioterapeuten Eva Carneiro.
“E marrim shumë seriozisht problemin dhe e dënojmë çdo formë të diskriminimit, përfshirë atë seksual. Kjo sjellje është e papranueshme”, deklaroi një zëdhënës i Chelseas, për mediat britanike.
