Seks në publik, gjykata i shqipton gjobë prej 120 mijë lekë

Përpjekja për të kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë i ka kushtuar shtrenjtë një burri. Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, por gjykata e ka dhënë dënimin ditët e fundit.

Lajme

29/09/2015 22:11

Mehmet Gj. dhe Edlira A. janë arrestuar në 27 janar të këtij viti për marrëdhënie seksuale në publik. Gjykata e ka dënuar Mehmet Gj. me 120 mijë lekë (860 euro) gjobë për veprën penale “prostitucion”, pas një procedure të përshpejtuar gjykimi, ndërsa për Edlira A. nuk është dhënë ende dënimi.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ata janë njohur në afërsi të rrethrrotullimit të Laprakës, në zonën e njohur si “Shqiponja”.

Burri dhe gruaja kanë rënë dakord për marrëdhënie seksuale kundrejt një pagese prej 500 lekësh të reja.

Pas kryerjes së marrëdhënies, Mehmet Gj. është larguar dhe gjatë rrugës ka rënë në një pusetë. Aty ka konstatuar se i mungonte telefoni celular.

Ai është rikthyer tek Edlira dhe ka folur me të dhe një roje objekti. Në këtë moment ka ardhur policia dhe i ka shoqëruar në komisariat të tre.

Sipas dëshmisë së rojës, gruaja në fjalë u kishte marrë sende me vlerë edhe herë të tjera klientëve, por ata nuk kishin denoncuar, pasi u vinte zor./shekulli.al