Sekreti i jetëgjatësisë që la 107 vjeçari (Foto)

Antonio Docampo Garcia, kaloi jetën e tij duke pirë vetëm verë të kuqe dhe asnjëherë ujë.

Lajme

05/02/2016 15:13

Antonio, i cili vdiç vetëm një javë më parë, tha se kishte pasur shëndet të mirë dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme shëndetësore. Ai pinte dy gota verë në drekë, dhe dy të tjera në darkë, transmeton lajmi.net

Djali i tij, Miguel Docampo Lopez, tha” ai mund të pinte një litër e gjysmë pa u ndalur fare”. Kur kalonim kohë bashk me babain, pinim rreth 200 litra verë gjatë një muaji.  “Ai nuk pinte kurrë ujë” shtoi ai.

Antonio  kishte ngritur vreshtin e tij në qytetin e Ribadavia.

“Ai e shiti shumicën e verës që vetë e prodhoi, por la edhe një sasi të madhe për vete” tha nipi i tij Jeronimo Docampo, i cili tani drejton vreshtin.

Nëse ai arrin të prodhojë 60.000 litra në vit ai do të mund të mbajë 3,000 litra për veten e tij.

Ai gjithmonë ka thënë se vera e kuqe ishte sekreti i tij për të jetuar kaq gjatë.

Në mesin e shumë efekteve, një gotë verë e kuqe në darkë, është zbuluar se mund ta bëjë zemrën të rrahë më mirë, dhe të ketë nivele më të mira të kolesterolit tek njerëzit me diabet të tipit 2, /Lajmi.net