Sekreti që dashuria e vërtetë zgjatë përgjithmonë

Dashuria e vërtetë nuk ndodhë vetëm në filma; këtu janë disa sugjerime të thjeshta nga psikologët se si ta mbani romancën tuaj të gjallë përgjithmonë.

Lifestyle

23/09/2014 17:39

1. Fokusohuni në gjëra të vogla shpesh
Të fokusohesh në gjëra të vogla ndoshta nuk duket e rëndësishme për juve por është. Nëse vetëm një lule do t’ia dhuronit gruas suaj në ditë, ju do ta shihnit shprehjen e fytyrës së saj. Nga kjo mësoni se si t’i plotësoni nevojat e partnerit tuaj dhe të kujtoni gjëra të vogla. Njëra nga mënyrat më të mira për të pasur një dashuri të suksesshme është duke bërë parashikime të konsiderushme për atë se çfarë mund t’i pëlqejë partnerit tuaj. E gjitha ka të bëjë me shenja të thjeshta të shprehjes së kujdesit.

2. Interesohuni për partnerin më shumë
Nëse ajo pëlqen të pikturojë kurse ju jeni një adhurues i futbollit, ju duhet ta mbështetni njëri-tjetrin dhe t’i pëlqeni hobit e njëri-tjetrit dhe të provoni të mësoni diçka nga këto. Në mënyrë të rëndësishme, çfarëdo që njëri keni pasion për diçka, duhet të gjeni rrugë për të balancuar dëshirat, transmeton Lajmi.net.

3. Menagjoni pritjet tuaja
Edhe pse besimi në lidhje konfirmon se është çelësi kryesor i një martese të lumtur, ka edhe disa çështje të rëndësishme që ndikojnë në këtë, që ju shtyejnë të besoni se mund të keni një martesë të lumtur. Duhet t’i mësoni dy gjëra bazike për dashurinë dhe martesën. Së pari, ju duhet t’i ndani mendimet dhe aspiratat jetësore. Së dyti, marrëdhënjet e suksesshme janë të krijuara nuk gjinden rastësisht, që do të thotë se kërkon rolin tuaj aty. Dhe kështu, lidhja juaj do të zgjasë përgjithmonë dhe filmat nuk do të jenë të vetmit që mbajnë histori të lidhjeve që kanë zgjatur përgjithmonë.