Sekreti prapa lypëseve me foshnje në duar

Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve.

Fun

23/03/2015 17:05

Në storien e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një bos i tyre. Bosi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare.

Organizimi i këtillë i bandës është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bosave me autoritetet shtetërore janë aq të thella sa që askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës. Pjesa shqetësuese e stories është abuzimi i fëmijëve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit të lëmoshës. Keni vërejtur se shumica e lypëseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë është në gjumë.

Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypëses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjat flenë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.

prosjaci-irv-04

Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme.

Shkaku pse ato foshnje flenë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë monedhë duke menduar se i ndihmojnë “nënës”.

Kur të shihni një lypëse me foshnje në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” që ta shihni beben përpara se t’i jepni ndonjë para.