Sekreti i Valdesit

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka bërë të ditur se nuk do të njoftojë për skuadrën e tij të ardhshme, deri në fund të këtij sezoni. Valdes ka konfirmuar se do të largohet nga gjiganti katalan gjatë afatit kalimtar të verës kur edhe do të jetë futbollist i lirë. 31-vjeçari i cili që 11 vjet…

Sport

21/12/2013 07:30

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka bërë të ditur se nuk do të njoftojë për skuadrën e tij të ardhshme, deri në fund të këtij sezoni.

Valdes ka konfirmuar se do të largohet nga gjiganti katalan gjatë afatit kalimtar të verës kur edhe do të jetë futbollist i lirë.

31-vjeçari i cili që 11 vjet është anëtar i ekipit të parë të Barcelonës është në gjendje të bisedojë me klubet e tjera në janar, por ai ka thënë se konfirmimi rreth të ardhmes së tij nuk do të vjen deri në fund të këtij sezoni, në shenjë respekti për skuadrën aktuale.

“Ka ardhur koha të filloj të shikoj gjëra tjetra, por ende nuk kam vendosur”, deklaroi Valdes.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është ta respektoj Barcelonën deri në fund. Nuk do të bëj asgjë publike gjatë sezonit që mund të ketë ndikim negativ. Më e rëndësishmja është që ekipi të fitojë tituj për të cilët luftojmë”, përfundoi ai.