Sekreti i Putinit, kjo është arsyeja pse dorën e djathtë e mban gati gjithmonë të palëvizshme

Një ekip i neurologëve nga Portugalia, Italia dhe Holanda kanë zbuluar një sekret të madh të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Bota

04/04/2019 09:12

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dorën e tij të djathtë e mban pothuajse të palëvizshme për shkak të për shkak të stërvitjeve intensive në shërbimin e inteligjencës së KGB-së dhe jo për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, thuhet në një studim të publikuar sot nga “BMJ” e Britanisë, transmeton lajmi.net.

Një ekip i neurologëve nga Portugalia, Italia dhe Holanda kanë analizuar lëvizjet e dorës së djathtë të Putinit por sugjerojnë se nuk mund të jenë shenja të ndonjë sëmundjeje, por kanë shtuar se janë të “befasuar” me mënyrën se si ecën Putin.

Stafi mjekësor nuk ka gjetur simptona të tjera të sëmundjes tek Putin, përfshirë tremorin, ngurrtësimin e boshtit dhe problemeve me kordinim, por presidenti rus sipas tyre ka “aftësi të mira të motoristit”, është bartësi i shiritit të zi në xhudo, ngrit pesha dhe noton shpejt dhe pa dridhje të duarve. /Lajmi.net/