Sejdiu thotë se LDK është e gatshme të marrë përsipër drejtimin dhe qeverisjen e vendit

Ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka komentuar procesin e brendshëm zgjedhor në të cilin kaloi ky subjekt partiak duke shtuar se është ndërtuar bashkërisht dhe ashtu duhet të mbrohet.

Lajme

21/07/2019 12:43

Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se LDK me lidershipin e saj do të dëshmojë se është parti e njerëzve të lirë dhe me përkushtim të madh demokratik.

“Në Kuvendin e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ne duhet të gjithë bashkë, me unitet veprimesh si një forcë politike prijëse, të mobilizohemi edhe njëherë për të realizuar plotësisht vizionin e Kosovës shtet i pavarur, sovran, e demokratik”, ka shkruar Sejdiu, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë: