Sejdiu: PAN ka njerëz të mirë, por Veseli s’është i tillë dhe nuk e votojmë për kryeparlamentar

18:50 | 12 Korrik 2017

Kuvendi i Kosovës/ arkiv

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka treguar se pse Vetëvendosja nuk do të votojë për Kadri Veselin si kryeparlamentar.

“Në koalicionin PAN ka njerëz të mirë, Kadri Veseli nuk është një prej tyre. Nëse dikush po tenton të bllokojë Kuvendin është PAN-i, Presidenti Thaçi dhe ky grup i njerëzve që mundohet me forma të ndryshme të kapë shtetin”.

“Ne po propozojmë që kryetari i Parlamentarit duhet të jetë një figurë që nuk është problematike për asnjërën nga partitë politike, e Kadri Veseli është problematik, sjellja e tij ishte për të mos thënë më së paku, skandaloze, gjuha, mënyra qysh i adresohej deputetëve e të tjera”, ka thënë ai në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sejdiu ka treguar poashtu se kë do të pranonte Vetevëndosja si kryetar të Parlamentit nga koalicioni PAN.

“PAN mund të propozojë dikë që krijon frymë që të gjithë deputetët ndihen mirë e jo një person që është i njëanshëm, nuk kemi nevojë për një Kuvend ku kryetari i Kuvendit mbron interesin e partisë së tij e jo të gjithë deputetët”.