Sejdiu në Linz për mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Austri

Kryetari i Nderit i LDK-së dhe ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Austri. Atje është pritur nga udhëheqësit e Provincës Austria e Epërme me Kryeqendër Linzin.

Lajme

28/03/2015 10:17

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Sejdiu tha se në takim me zyrtarët e këtij rajoni, ka diskutuar për mundësitë e investimeve nga kjo provincë e Austrisë në Kosovë.

“Gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Republikën e Austrisë u prita nga Dr. Josef Püringer Guvernator i Provincës Austria e Epërme me Kryeqendër Linzin”.

“Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe veçanërisht nevojën e zhvillimit të saj dhe sidomos për ndihmën që mund t’i ofrohet nga kjo Provincë që është me e zhvilluara në Austri”.

“U prita edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit të kësaj Province Dr. Michael Strugl dhe po kështu nga Kryetari i Qytetit Linz MMag Klaus Luger. Po kështu vizitova Dhomën Ekonomike të kësaj Province si dhe Asociacionin e Turizmit të Austrisë së Epërme”.