Sejdiu: Askush nuk do të lejohet të ndërtojë pa leje

Dardan Sejdiu ka thënë se në Prishtinë askush nuk do të lejohet të ndërtojë pa leje. Ai ka thënë se “askush nuk është mbi Prishtinën”. Rrënimet dhe ndalimet e ndërtimeve pa leje, për të nuk është “të merresh me të kaluarën”.

Lajme

08/04/2014 07:26

 

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu thotë se të merresh me ndalimin e ndërtimeve pa leje, nuk është të merresh me të kaluarën.

Në një intervistë dhënë për “Zër”, Sejdiu ka thënë se askush nuk është mbi ligjin, andaj çdo “mekanizëm” që ka qenë,  i cili ka ndihmuar të ndërtohet pa leje,në qeverisjene Vetëvendosjes në Prishtinë është ndaluar.

“Po ndalimi i ndërtimeve pa leje nuk është se merremi me të kaluarën”.

“Ka ekzistuar një mekanizëm i cili ka mundësuar ndërtimet pa leje. Gjithashtu ka ekzistuar një mekanizëm që ndërtimet me leje kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe ky mekanizëm që në ditët e para të qeverisjes sonë është ndalur”.

“Askush nuk është mbi Prishtinën, askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është mbi Kosovën. S’ka presion që mund të na ndalë në drejtim të implementimit të ligjit. Askush, pra nuk është mbi këtë qytet”, ka thënë për “Zër’”, Dardan Sejdiu.