Seedorf, trajner i ri i Milanit

Clarence Seedorf do të jetë trajner i ri i Milanit. Ylli holandez ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke u larguar nga klubi brazilian Botafogo, në mënyrë që të marr drejtimin e Rossonerëve, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit. “Jam këtu për të njoftuar se i jap fund karrierës si…

Sport

14/01/2014 15:37

Clarence Seedorf do të jetë trajner i ri i Milanit.

Ylli holandez ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke u larguar nga klubi brazilian Botafogo, në mënyrë që të marr drejtimin e Rossonerëve, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit.

“Jam këtu për të njoftuar se i jap fund karrierës si futbollist pas 22 vjetësh, vendim i vështirë. Por, jam i lumtur me karrierën time”, deklaroi Seedorf gjatë një konference për shtyp i shoqëruar nga menaxherja e tij Deborah Martin dhe presidenti i Botafogos, Mauricio Assumpcao.

“Jam i lumtur që largohem nga ekipi, me kualifikimin e siguruar për në Copa Libertadores. Tani objektivi është të kthehemi dhe të ëndërrojmë. Kjo përvojë do të më ndihmojë shumë në hapin e radhës që do të jetë si trajner i Milanit”, shtoi ai.

Seedorf kaloi dhjetë vjet në Milan si futbollist nga 2002 deri më 2012, dhe tani rikthehet si trajner.