Seedorf menjëherë në bankinë

Clarence Seedorf mund të ulet menjëherë në bankinën e Milanit, për ndeshjen kundër Veronës të dielën në San Siro. Ylli holandez u emërua zyrtarisht në postin e trajnerit të Rossonerëve të enjten, duke zëvendësuar të shkarkuarin Massimiliano Allegri. Seedorf, i cili u dha fund karrierës si futbollist te skuadra braziliane Botafogo mund të drejtojë ekipin…

Sport

17/01/2014 15:30

Clarence Seedorf mund të ulet menjëherë në bankinën e Milanit, për ndeshjen kundër Veronës të dielën në San Siro.

Ylli holandez u emërua zyrtarisht në postin e trajnerit të Rossonerëve të enjten, duke zëvendësuar të shkarkuarin Massimiliano Allegri.

Seedorf, i cili u dha fund karrierës si futbollist te skuadra braziliane Botafogo mund të drejtojë ekipin nga bankina, menjëherë në duelin e radhës në Serie A.

“Nga ana e rregullores, ekziston një normë në Itali. Kush është i regjistruar në kursin UEFA-Pro, mund të fillojë punën si trajner. I tillë ishte rasti i Lopezit, i Liveranit. Andaj, Seedorf mund të jetë në bankinë të dielën”, deklaroi presidenti i Shoqatës së Trajnerëve, Renzo Ulivieri, për Radio Sportiva.