Secili e kemi ‘binjakun’ tonë

Pak njerëz e kanë fatin të jenë binjakë biologjikë, por secili prej nesh e ka një person që i ngjason shumë, në mënyrë të pabesueshme. Për të na vërtetuar këtë është përkujdesur fotografi François Brunelle, i cili ka zbuluar shumë njerëz që ngjasojnë në mes vete, duke i bërë ata bashkë në një fotografi. Fotografi…

Lifestyle

22/01/2014 19:05

Pak njerëz e kanë fatin të jenë binjakë biologjikë, por secili prej nesh e ka një person që i ngjason shumë, në mënyrë të pabesueshme. Për të na vërtetuar këtë është përkujdesur fotografi François Brunelle, i cili ka zbuluar shumë njerëz që ngjasojnë në mes vete, duke i bërë ata bashkë në një fotografi.

Fotografi kanadez e ka nisur realizuar këtë projekt duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë, Francën, Gjermaninë e Zvicrën.

Ai i ka gjetur rreth 200 kopje binjakësh. Ai e ka vetëm një kërkesë nga njerëzit që ngjasojnë: i bën bashkë dhe i fotografon. Ai i ka realizuar 180 fotografi gjatë këtyre dy vjetëve dhe shumë shpejtë mund ta arrijë shifrën e 200 ‘binjakëve’. Brunelle planifikon ta organizojë një ekspozitë ndërkombëtare dhe më pas një libër, duke u bazuar në idenë e tij gjeniale.