Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës pritet të mbahet në dhjetor
Ka përfunduar seanca ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë. Aty, Mustafa është deklaruar i pafajshëm ndërkohë ka mbajtur edhe një fjalim para gjykatësit.

Lajme
Në seancën e sotme, që është e treta për Salih Mustafën në Hagë, është vendosur që konferenca e radhës rreth ecurisë së kësaj çështje të mbahet në muajin dhjetor.
Salih Mustafa, ish-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit në Hagë, për të gjitha pikat me të cilat akuzohet.
Para se të deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm, Mustafa ka bërë një deklaratë para gjykatësit të procedurës paraprake, përmes se cilës kërkoi që të hetohen, siç tha ai, krimet serbe të kryera ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.
Ndërsa, Avokati i Mustafës, Julius Von Bonne ka thënë se hetimet janë bërë më të vështira për shkak të situatës me koronavirus, veçanërisht në Holandë.
“Problemi është çështja e Covidit dhe gjendje rreth Covidit në Holandë. Kemi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Holandës dhe u njoftuam që masat kufizuese të ndërmarra janë në fuqi deri në fund të dhjetorit. Nuk e bën të lehtë punën e hetimit, kontaktimit të dëshmitarëve, ekspertëve dhe punën në terren. Kosova në këtë moment është me ngjyrën portokalli sa i përket epidemisë, është rajoni i shënuar me ngjyrë portokalli. Është cilësuar në gjendje më të mirë se Holanda, që është e shënuar me të kuqe. Karantina parashtron probleme në këtë moment”, ka thënë Von Boone, që ka propozuar që seanca e radhës të mos mbahet para 9 dhjetorit e po ashtu jo më 16 dhjetor, për arsye të tij personale./Lajmi.net/