Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Sean Penn martohet me aktoren amerikane 30 vite më të re

23:18 | 1 Gusht 2020

Sean Penn u martua me të dashurën, Leila George, në një ceremoni sekrete.

Sean Penn është martuar me të dashurën e tij Leila George, sipas një miku të yllit të Hollivudit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Aktori i Milk, 59 vjeç, lidhi kurorën me aktoren 28-vjeçare në një ceremoni sekrete pas katër viteve romancë, zbuloi në Twitter gruaja e producentit Mike Medavoy, Irena.

Nw postimin e bërë në Instagram, Irena shkroi: Ne jemi shumë të lumtur për  martesën e Leila George dhe Sean Penn. Ne ju duam.

Aktori i njohur më parë ishte martuar me Robin Wright dhe Madonna. /Lajmi.net/