Së shpejti hapet zyra e FBI-së amerikane në Beograd?

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke e shqyrtuar vendimin për hapjen e zyrës së saj të përhershme rajonale në Beograd.

Lajme

23/06/2015 16:22

Kështu u tha në takimin mes ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, dhe drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey.

Të dy zyrtarët folën në Beograd për bashkëpunimin mes FBI-së dhe MPB-së serbe, sidomos për luftën kundër terrorizmit, krimin kibernetik dhe korrupsionin.

Stefanoviq dhe Comey deklaruan pas takimit se bashkëpunimi i dy institucioneve të sigurisë është i shkëlqyer. FBI dhe MPB e Serbisë, bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve, por edhe përmes trajnimit të personelit.