“Së shpejti do ta pushtoj Evropën” – Batatina e çon në ‘qiell’ një tjetër talent të Llapit

Tahir Batatina, trajneri i Llapit e ka vlerësuar lart një tjetër talent të skuadrës së tij, sipas të cilit, ai do ta “pushtoj” Evropën në të ardhmen e afërt. Është fjala për futbollistin, Mërgim Cernaverni, i cili është vlerësuar shumë nga Batatina, shkruan lajmi.net. Tahir Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij…

Sport

05/12/2023 22:23

Tahir Batatina, trajneri i Llapit e ka vlerësuar lart një tjetër talent të skuadrës së tij, sipas të cilit, ai do ta “pushtoj” Evropën në të ardhmen e afërt.

Është fjala për futbollistin, Mërgim Cernaverni, i cili është vlerësuar shumë nga Batatina, shkruan lajmi.net.

Tahir Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do mund të llogarisë në shërbimet e tij.

“Kosova mos të brengoset sepse një tjetër talent dhe sulmues do ta ketë së shpejti në gjirin e vet dhe së shpejti do ta pushtoj Evropën” – ka shkruar Batatina në rrjetet sociale.

Tekniku llapjan përgjatë viteve ka qenë një nga trajnerët që ka promovuar shumë talentë në futbollin e Kosovës, që po shkëlqejnë edhe në Evropë.

E për “recetin” e tij për talentët, Batatina foli ditë më parë në një intervistë për lajmi.net.

Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/