Së paku është lider me klubin e tij, Amir Rrahmani rikthehet i buzëqeshur në stërvitjen e Napolit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rikthyer në stërvitje me klubin e tij nga Serie A, Napoli. Rrahmani vjen pas dy barazimeve zhgënjyese si kapiten me Kosovën në rrugë për Euro 2024, shkruan Lajmi.net Por ai është tejet i lumtur që u rikthye në stërvitje me ekipin italian, ku gjatë vikendit zhvillojnë derbin…

Sport

30/03/2023 15:31

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rikthyer në stërvitje me klubin e tij nga Serie A, Napoli.

Rrahmani vjen pas dy barazimeve zhgënjyese si kapiten me Kosovën në rrugë për Euro 2024, shkruan Lajmi.net

Por ai është tejet i lumtur që u rikthye në stërvitje me ekipin italian, ku gjatë vikendit zhvillojnë derbin e javës kundër AC Milan, të dielën nga ora 20 e 45.

Edhe pse me “Dardanët” nuk shkoi mirë, Rrahmani së paku me Napolin është në pozitën e parë të Serie A dhe janë shumë afër titullit të Scudetos./Lajmi.net/