S’dorëzohet Chelsea, përgatit ofertë 130 milionëshe për Lukakun

Chelsea mesa duket e do me patjetër transferimin e yllit të Interit, Romelu Lukaku.

Sport

03/08/2021 23:26

Belgu dukej se është i paprekshëm te “Neurazzurët”, por ofertat e fundit mund të ndryshojnë situatën, shkruan lajmi.net.

Dje, Chelsea dërgoi ofertë zyrtare me vlerë 100 milionë euro plus shërbimet e Marcos Alonsor, por oferta u refuzua menjëherë nga Inter.

Sidoqoftë, “Blutë” nuk kanë hequr dorë dhe kanë përgatitur ofertë të re, kështu se paku ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Chelsea janë duke përgatitur ofertë të re për Romelu Lukakun. Propozimi rreth 120/130 milionë euro pasi oferta e parë hapëse u refuzua nga Inter (100 milionë euro plus Marcos Alonso të përfshirë në marrëveshje).

Chelsea do t’i ofrojë Lukakut kontratë të re afatgjatë me vlerë 12 milionë euro për sezon”, shkroi ai.

Mbetet të shihet si do jetë përgjigja e klubit italian./Lajmi.net/