Schweinsteiger: Po kthehem në formën më të mirë

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger është i lumtur që iu kthye futbollit pas mungesës prej tre muajsh, por thotë se paraqitjet e tij mund të përmirësohen edhe më shumë në të ardhmen. Përfaqësuesi gjerman e kishte lënduar nyjën e këmbës, por u kthye në muajin shkurt. Që nga ajo kohë, ai ka shënuar dy…

Sport

17/03/2014 18:15

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger është i lumtur që iu kthye futbollit pas mungesës prej tre muajsh, por thotë se paraqitjet e tij mund të përmirësohen edhe më shumë në të ardhmen.

Përfaqësuesi gjerman e kishte lënduar nyjën e këmbës, por u kthye në muajin shkurt. Që nga ajo kohë, ai ka shënuar dy gola nga shtatë ndeshje, përfshirë këtu fitoren 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit të shtunën.

Sidoqoftë, ai beson se ka për të dhënë edhe më shumë dhe se po punon fort për ta arritur nivelin e lartë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Ndihem mirë, pasi nuk kam më dhimbje. Ndihem OK”, ka thënë Schweinsteiger për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Po mundohem ta arrij absolutisht nivelin më të lartë, sa më shpejtë të jetë e mundur. Nuk jam ende aty ku dua të jem, por jam i gëzuar që gjërat po përmirësohen”, vazhdoi futbollisti gjerman.