Schweinsteiger në rrezik
Një problem i vazhdueshëm në gju e ka vënë në rrezik karrierën e mesfushorit të Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger.
Sport
Një goditje e re në shtëpinë e Bayern Munichut.
Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, karriera e mesfushorit Bastian Schweinsteiger është në rrezik për shkak të një problemi kronik në gju.
Dhe, në ditët e ardhshme do të merret vendimi nëse ylli gjerman do t’i nënshtrohet operacionit për të përjashtuar mundësinë e ndonjë frakture.
Ndërsa, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola do të intensifikojë kërkimin për një mesfushor të ri pasi pas Javi Martinezit – i cili nuk do të rikuperohet deri në vitin e ardhshëm – rrezikon të humb gjatë edhe Schweinsteigerin.
Sipas “Tuttosport”, Guardiola mund të ringjallë interesimin e Bayernit për mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal.