Schweinsteiger mungon në finale të Kupës?

Bastian Schweinsteiger mund të mungojë në finale të Kupës së Gjermanisë. Mesfushori gjerman ka pësuar lëndim në gju dhe nuk dihet se a do të mund ta ndihmojë Bayern Munichun ndaj Borussia Dortmundit në fundjavë.

Sport

12/05/2014 17:20

Bayern Munich ka konfirmuar se Bastian Schweinsteiger ka pësuar një lëndim në gju gjatë fitores së regjistruar të shtunën ndaj Stuttgartit, por nuk dihet ende nëse mesfushori gjerman do të luajë në finale të DFB-Pokal (Kupës së Gjermanisë) ndaj Borussia Dortmundit.

Përfaqësuesi gjerman u zëvendësua pas vetëm 37 minutash, ndërsa në ditët në vazhdim do të dihet nëse 29 vjeçari do të mund ta ndihmojë gjigantin bavarez apo jo, në finalen e Olympiastadion të shtunën.

Lojtari do të ushtrojë vetëm në ditët në vijim, para se stafi mjekësor të vendos përfundimisht për të.

Ndeshja ndërmjet Bayernit dhe Dortmundit do të zhvillohet në Berlin, duke filluar nga ora 20:00.