Schweinsteiger e Podolski, dy tifozët e Brazilit

Bastian Schweinsteiger e Lukas Podolski e kanë shfaqur hapur simpatinë e tyre për Brazilin, në fitoren e këtij të fundit ndaj Kilit, në të tetën e finales së Botërorit.

Sport

29/06/2014 18:57

Ata e përfaqësojnë Gjermaninë, por kjo nuk i pengon që ta simpatizojnë Brazilin.

Bastian Schweinsteiger e Lukas Podolski janë parë duke e mbështetur organizatorin e Botërorit, gjatë ndeshjes me Kilin, ku Neymar me shokë fituan vetëm falë gjuajtjes së penalltive.

Në fakt, mesfushori i Bayern Munichut dhe sulmuesi i Arsenalit, janë ‘kapur mat’ teksa po e shikonin ndeshjen së bashku me stafin e hotelit ku janë vendosur gjermanët, në Bahia.

Schweini u mbulua me një flamur brazilian, pasi ky ekip fitoi me penallti, ndërsa Podolski festoi me një punëtor të hotelit, si të kishte fituar Gjermania.