Schumacheri po zgjohet nga koma

Shtatë herë kampioni i Formulës 1, Michael Schumacher ngadalë është duke u zgjuar nga koma, pas aksidentit të rëndë të muajit të kaluar, ka konfirmuar menaxherja e tij, Sabine Kehm. Schumacher, 45-vjeç mbetet në gjendje të rëndë në spitalin në Grenoble pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në Alpet franceze, më 29 dhjetor.…

Sport

30/01/2014 12:06

Shtatë herë kampioni i Formulës 1, Michael Schumacher ngadalë është duke u zgjuar nga koma, pas aksidentit të rëndë të muajit të kaluar, ka konfirmuar menaxherja e tij, Sabine Kehm.

Schumacher, 45-vjeç mbetet në gjendje të rëndë në spitalin në Grenoble pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në Alpet franceze, më 29 dhjetor.

Ai ka qenë në gjendje kome për më tepër se katër javë, mirëpo ngadalë është duke dhënë shenja të përmirësimit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxherja e saj, Sabine Kehm e cila të mërkurën mohoi njoftimet fillestare që raportuan se Schumacher është duke u zgjuar nga koma.

Mirëpo, në komunikatën e publikuar nga menaxhmenti i yllit gjerman thuhet se: “Procesi është shumë i gjatë dhe duhet të presim shumë”.