Schumacher në rrezik për jetë

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher është në rrezik për jetë pas një aksidenti të rëndë të cilin e pësoi duke skijuar në shtegun Meribel në Francë. Sipas Rmc Sport, në orët e fundit gjendja e shtatë herë kampionit të botës në sportin më të popullarizuar motorik është përkeqësuar, pasi ai vuan nga gjakderdhja në…

Sport

29/12/2013 20:45

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher është në rrezik për jetë pas një aksidenti të rëndë të cilin e pësoi duke skijuar në shtegun Meribel në Francë.

Sipas Rmc Sport, në orët e fundit gjendja e shtatë herë kampionit të botës në sportin më të popullarizuar motorik është përkeqësuar, pasi ai vuan nga gjakderdhja në tru.

Aksidenti i Schumacherit ka tronditur shumë figura të njohura sportive, përfshirë ish bashkë-garues të tij në Formula 1.

Helikopteri që e transportoi Shumacherin në spital

“I lutem Zotit që ai të jetë shëndosh e mirë”, deklaroi ish ngasësi i Ferrarit, Felipe Massa. Edhe pse ishte i pajisur me helmetë, rrëzimi i Schumacherit ka qenë i fuqishëm dhe kjo e ka lënë me lëndime të rënda.

Schumacher do të jetë 45-vjeç më 3 janar, kurse u pensionua për herë të dytë nga Formula 1 më 2012.