Schumacher është më mirë
Michael Schumacher ka treguar shenja “të vogla por inkurajuese” dhe familja e tij beson se ai “do të zgjohet” nga koma, sipas një komunikate të publikuar sot. Schumacher ka kaluar gati 11 javë në komë pas aksidentit në skijim më 29 dhjetor, dhe iu nënshtrua dy operacioneve për të hequr gjakun nga truri i tij.…

Sport
Michael Schumacher ka treguar shenja “të vogla por inkurajuese” dhe familja e tij beson se ai “do të zgjohet” nga koma, sipas një komunikate të publikuar sot.
Schumacher ka kaluar gati 11 javë në komë pas aksidentit në skijim më 29 dhjetor, dhe iu nënshtrua dy operacioneve për të hequr gjakun nga truri i tij. 45-vjeçari mbetet në procesin e zgjimit në spitalin e Grenobles në Francë.
Komunikata e publikuar nga menaxherja e tij në emër të familjes shkruan: “Ne jemi, dhe mbetemi optimist se Michael do të tejkalojë këtë dhe do të zgjohet”.
“Nganjëherë ka shenja të vogla por inkurajuese, por po ashtu duhet të kemi shumë durim. Michael ka pësuar lëndime të rënda. Është shumë e vështirë për të gjithë ne që të ballafaqohemi me gjithçka që ndodhi në të kaluarën, sepse jemi në dhimbje dhe situatë të vështirë. Ishte e qartë nga fillimi se do të jetë një rrugë dhe betejë e gjatë për Michaelin”.