Scholz kritikon komentet e Trumpit për Zelenskyn
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit, ku ai e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “një diktator”. Lideri gjerman, i cili është një mbështetës i fortë i Ukrainës dhe i demokracisë, e cilësoi këtë koment të Trump-it si “të pasaktë dhe të rrezikshme”, duke theksuar se…

Bota
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit, ku ai e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “një diktator”.
Lideri gjerman, i cili është një mbështetës i fortë i Ukrainës dhe i demokracisë, e cilësoi këtë koment të Trump-it si “të pasaktë dhe të rrezikshme”, duke theksuar se nuk ka asnjë bazë të vërtetë për ta quajtur diktator Zelenskyn.
Ai theksoi se çdo përpjekje për të minuar autoritetin e presidentit ukrainas është jo vetëm e gabuar, por gjithashtu e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Ukrainës dhe të rajonit, shkruan skynews.
Këto komente të kancelarit gjerman vijnë pas një sërë kritikash që Trumpi ka bërë ndaj politikës së SHBA-së për Ukrainën, përfshirë komentet e tij që sulmojnë presidentin Zelensky.
Scholz, si lider i një prej vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ka mbështetur fuqimisht qëndrimin e Ukrainës ndaj agresionit rus dhe ka kërkuar që bota të vazhdojë të mbështesë vendin në luftën për liri dhe sovranitet.
Këto komente të Scholzit u raportuan nga gazeta gjermane Spiegel, e cila ka pasqyruar shqetësimin e kancelarit për ndikimin negativ që mund të ketë komentet e liderëve të mëdhenj në këtë periudhë të tensionuar, ku Ukraina është duke luftuar për mbijetesën e saj si një shtet demokratik.