Schmeichel për Real Madridin: Ata s’kanë të drejtë të jenë në finale, ishin skuadër më e dobët
Peter Schmeichel nuk po pajtohet me epilogun e takimit të mbrëmshëm në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Champions League.

Sport
Madrilienët triumfuan me rezultat 3-1 (6-5 me rezultat të përgjithshëm) ndaj “Qytetarëve” në një dramë të vërtetë në “Bernabeu” që përfundoi vetëm pas vazhdimeve.
Ky rezultat, që nuk e kualifikon Cityn në finale, duket se e ka irrituar ish-portierin Schmeichel që thotë se Real Madridi nuk e meritoi finalen, transmeton lajmi.net.
“Real Madridi nuk ka të drejtë të jetë në finale. Ata ishin qartazi më të dobët në të dy ndeshjet. Rasti i parë serioz i tyre ishte goli, në minutën e 90”, përfundoi ai.
“Los Blancos” do të ndeshen në finale ndaj Liverpoolit, më 28 maj. /Lajmi.net/