Schmeichel: Ndeshje e vështirë për ne, Kosova luajti shumë mirë

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, ka thënë se barazimi 2:2 ka qenë rezultat real në ndeshjen Kosovë – Danimarkë.

Sport

21/03/2019 21:38

Kosova ka arritur të luajë 2:2 me Danimarkën në ‘Fadil Vokrri’, në një ndeshje ku ‘Dardanët’ patën dy herë epërsinë.

“Ishte një lojë e vështirë për ne, por ishte një kohë e gjatë që nuk patëm luajtur së bashku. Kosova luajti shumë mirë, barazimi është rezultat real i ndeshjes”, ka thënë ai.

“Ishim të fokusuar në ndeshjen ndaj Kosovës, nesër do ta analizojmë këtë lojë dhe të shohim gabimet. Do të provojmë që të bëjmë më të mirën kundër Zvicrës”.

Paraqitjen e Kosovës e ka vlerësuar lart edhe trajneri i Danimarkës, duke thënë se është impresionuar nga ‘Dardanët’ me lojën e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/