Schalke – Sporting, e kurdisur?

Dueli mes Schalkes dhe Sportingut në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve dyshohet se është kurdisur me kërkesë nga mafia ruse.

Sport

23/10/2014 15:58

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ndeshja mes Schalkes dhe Sportingut në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve, dyshohet se është kurdisur nga mafia ruse.

Gazprom është tashmë disa vite sponsori kryesor i skuadrës gjermane dhe raportohet se një grup mafioz nga Rusia i ka kërkuar Schalkes që dueli me Sportingun të përfundojë “7+”, gjë që edhe ndodhi pasi vendasit fituan me rezultat 4:3.

Për mundësinë e manipulimit të ndeshjes u pyet edhe trajneri i ri i Schalkes, Roberto Di Matteo, por kjo bëri që ai të ndërpriste para kohës konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Një tjetër fakt interesant, gjyqtar i ndeshjes ishte rusi Sergei Karasev.