Schalke nuk i frikësohet Realit
Trajneri i Schalkes, Jens Keller e ka sfiduar ekipin e tij të luajë në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, pa frikën që e shfaqën në lojën e parë në Gelsenkirchen. Ekipi gjerman humbi 6:1 në Veltins-Arena dhe njerëzit mendojnë se Schalke mund të vuajë njëjtë edhe në Santiago…

Sport
Trajneri i Schalkes, Jens Keller e ka sfiduar ekipin e tij të luajë në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, pa frikën që e shfaqën në lojën e parë në Gelsenkirchen.
Ekipi gjerman humbi 6:1 në Veltins-Arena dhe njerëzit mendojnë se Schalke mund të vuajë njëjtë edhe në Santiago Bernabeu nesër mbrëma.
Sidoqoftë, Keller shpreson që lojtarët e tij të luajnë pa presion dhe pa e respektuar shumë kundërshtarin, të cilin megjithatë e konsideron si dy prej më të mirëve në Evropë.
“Ne e kemi një ekip të ri dhe kjo ndeshje mund të jetë një eksperiencë e mirë. Ne duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë. Duhet të jemi më kompakt dhe të mos e lëmë kundërshtarin të rritet. Frika nuk është e pranueshme në botën e futbollit. Ne po mundohemi ta bëjmë më të mirën”, deklaroi trajneri gjerman.
“Ndoshta lojtarët me probleme të vogla apo lëndime, nuk do të luajnë. Nuk kam shumë opsione, por ne do të mundohemi të luajmë me lojtarët tanë të rinj”.
“Reali dhe Bayerni janë ekipet më të forta në botë. Madrilenët kanë një ekip të jashtëzakonshëm dhe kur humb 6:1 në ndeshjen e parë, nuk është e lehtë të shkosh në çerekfinale”, përfundoi ai.