Schalke duhet të thyej rekord në fushën e transferimeve, për shërbimet e Todibo të Barcelonës

Schalke 04 duhet të vendos rekord, nëse dëshiron shërbimet e Jean Clair Todibo.

Sport

06/04/2020 19:48

Mbrojtësi i Barcelonës, Todibo, luajti një pjesë të sezonit me Schalke si i huazuar, dhe me paraqitjet e tij ka fituar pëlqimin e drejtuesve të skuadrës gjermane.

‘Kicker’ shkruan se Schalke duhet të vendosin rekord skuadre në fushën e transferimeve, për të siguruar kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Pajtueshmëria mes dy skuadrave qëndron në 25 milionë euro – me 5 milionë bonuse potenciale.

Kjo shifër do të tejkalonte atë të 22.5 milionë eurove që Schalke i paguante për zviceranin Breel Embolo, në vitin 2016.

Mbetet të shihet nëse skuadra gjermane do të jetë gati të paguajë këtë shumë, për shërbimet e mbrojtësit francez. /Lajmi.net/