Schalke apo Dortmund, ku duhet të transferohet Shaqiri? (Foto)

Tabloidi zviceran, Blick ka bërë një sondazh se ku duhet të transferohet Xherdan Shaqiri gjatë kësaj vere.

Sport

03/08/2015 08:58

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Trajneri i Interit, Roberto Mancini nuk është duke llogaritur në shërbimet e kosovarit, të cilin nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje gjatë fazës përgatitore.

Një gjë është e sigurt. Ylli kosovar do të largohet nga Neroazzurrët gjatë këtij muaji, por ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i ri.

Interesim për të kanë shfaqur disa skuadra, derisa Schalke dhe Borussia Dortmund janë opsione reale për reprezentuesin e Zvicrës.

Për këtë, tabloidi zviceran, Blick ka bërë një sondazh se ku duhet të transferohet Shaqiri gjatë kësaj vere; në Schalke apo Borussia Dortmund.

Shumica e lexuesve të tabloidit zviceran janë të mendimit se ish anëtari i Bayernit dhe Baselit duhet të transferohet në Dortmubnd. Këtu mund të votoni edhe ju. / Gazeta Express

Shaqiri