Scarlett Johansson i jep fund beqarisë

Është martuar këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane.

ShowBiz

29/10/2020 21:17

Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë zyrtarisht të martuar, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Aktorja dhe ylli i “SNL” u kurorëzuan gjatë fundjavës “në një ceremoni private me familjen e tyre të ngushtë dhe më të dashurit e tyre”, sipas një postimi nga “Meals on Wheels”, i cili dha lajmin, duke thënë se ishte “dëshira e martesës” së çiftit për të tërhequr vëmendjen për bamirësinë.

Në atë postim thuhet se dasma e Johansson dhe Jost u bë duke respektuar “masat paraprake të sigurisë ndaj COVID-19 siç drejtohet nga CDC”.

Dyshja u fejuan në maj të vitit 2019 pas dy vitesh lidhje.

Kjo është martesa e parë e Jost. Johansson është martuar dy herë më parë, me aktorin Ryan Reynolds dhe me biznesmenin francez Romain Dauriac. Ajo dhe Dauriac kanë një vajzë. /Lajmi.net/