Scaloni: Humbje apo fitore ndaj Brazilit, Messi do të jetë futbollisti më i mirë në histori

Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur para finales ndaj Brazilit.

Sport

10/07/2021 10:35

Brazili dhe Argjentina do të përballen ne Maracana në kuadër të finales së Copa Americas, shkruan lajmi.net.

Kjo është mundësia e vetme e Lionel Messit për të fituar një trofe me Kombëtaren.

Lionel Scaloni është shprehur optimist por edhe ka dhënë besimin e tij të plotë për Lionel Messin.

“Fitore ose humbje, ai do të vazhdojë të jetë futbollisti më i mirë në histori, ai nuk ka nevojë të fitojë një titull për ta demonstruar atë,” tha ai.

“Padyshim, ne duam të fitojmë sepse nuk kemi bërë gjithë këtë përpjekje për të mos fituar trofe”, tha Scaloni.

“Në përgjithësi, pavarësisht nëse Leo fiton ose jo, ai tashmë ka demonstruar se ai është më i miri në histori, madje edhe kundërshtarët e dinë atë gjë”, përfundoi Lionel Scaloni./Lajmi.net/