Saviola: Real – Atletico, ky ekip do të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve

Javier Saviola ka parashikuar duelin mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Sport

02/05/2017 13:54

Javier Saviola pret kualifikimin e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Është një ndeshje e vështirë për Madridin çdo herë. Atletico janë një ekip shumë i mirë dhe i trajnuar mirë, me një lojë shumë të rëndësishme taktike dhe lojtarë me shumë cilësi teknike, si Griezmann dhe të tjerët”, ka deklaruar ai

“Por kur flasim për një derbi nuk mund të thuash që një skuadër është më mirë se tjetra, ose një ekip po luan më mirë. Në një derbi, çdo gjë mund të ndodhë. Reali mund të kalojë në fazën tjetër edhe një herë, por do të jetë shumë e vështirë, sepse ka dy ndeshje përpara”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy