Savic te top klubi nga Liga e Kampionëve
Mediat italiane raportojnë se klubi i pasur francez ka shfaqur interesim për blerjen e reprezentuesit serb.

Sport
Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic.
Mediat italiane raportojnë se klubi i pasur francez ka shfaqur interesim për blerjen e reprezentuesit serb.
Lazio nuk do ta pranojë shitjen e tij për më pak se 100 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.
Savic ka shkëlqyer me paraqitjen e tij gjatë këtij sezoni në Serie A duke u kërkuar edhe nga Juventus. /Lajmi.net/