Sassuolo numëron tri raste të reja me Covid-19
Serie A vazhdon të marrë lajme të këqija lidhur me Covid-19.

Sport
Skuadrat e Serie A po e kanë të pamundur të mbrohen nga koronavirusi, duke bërë që rreziku për suspendimin e kampionatit të shtohet.
Së fundmi është skuadra e Sassuolo ajo që njofton për raste të reja me Covid-19, transmeton lajmi.net.
Sassuolo ka bërë të ditur se janë paraqitur tri raste të reja me Covid-19, nga të cilat raste njëri është lojtar.
Dy rastet tjera janë anëtarë të stafit, që nuk bëjnë pjesë në mesin e lojtarëve.
Mbetet të shihet se si do ta tejkalojë skuadra e Sassuolo këtë situatë. /Lajmi.net/