Sarri zbulon fajtorin e humbjes nga Evertoni

Maurizio Sarri është deklaruar pas humbjes ndaj Evertonit.

Sport

17/03/2019 21:04

Chelsea u mposht në udhëtim te Evertoni me rezultat, 2:0.

Maurizio Sarri ka thënë se ata po bëjnë shumë gabime të njëjta në çdo ndeshje, andaj po e rrezikojnë top katërshen.

“Nëse e përsërisim këtë gjë në ndeshjet e ardhshme, atëherë gjasat për top katërshe nuk ekzistojnë”, tha italiani pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Me po i përsërisim gabimet, bëmë të njëjtin veprim edhe ndaj Wolves, andaj po e pësojmë.

“Ne duhet të luajë çdo ndeshje si pjesën e parë ndaj Evertonit, vetëm kështu mund të shkojmë përpara, pasi shanset për gol nuk mungojnë.”, ka shtuar më tej Sarri. /Lajmi.net/