”Sarri tradhtoi Napolin”

Ylli i Napolit Lorenzo Insigne përsëriti se Maurizio Sarri e tradhtoi klubin duke u bashkuar me kampionët e Serie A Juventusin, ndërsa kapiteni tha se dëshiron të pensionohet në 'Stadio San Paolo'.

Sport

16/07/2019 08:02

Ish-trajneri i Napolit Sarri zemëroi lojtarët dhe tifozët në Napoli, kur ai u largua nga Chelsea për rivalët e Juventusit muajin e kaluar.

Strategu italian e udhëhoqi Napolin në tre sezoneve të suksesshme në top-treshen më të mirë në Serie A përpara se të largohej drejt Chelseat në vitin 2018, përcjell lajmi.net.

“Unë e thashë këtë dhe e them përsëri, për ne napolitanët, kjo ishte një tradhti”, tha Insigne gjatë një sesioni P & A.

“Dhe do të jetë përgjithmonë. Tani duhet të përqendrohemi tek vetja dhe të përpiqemi ta mundim atë me çdo kusht. Tani që ai ka shkuar në Juve, nuk dua të flas më për atë”.

“Scudetto është një ëndërr për të gjithë ne dhe do të përpiqemi edhe një herë”, tha italiani. /Lajmi.net/