Sarri tek Juve gjatë kësaj jave?

Thashethemet për një kalim të Maurizio Sarrit tek skuadra e Juventus nuk kanë të ndalur.

Sport

03/06/2019 18:30

Që nga ndarja e rrugëve mes Massimiliano Allegrit dhe Juventus, emri i Maurizio Sarrit është ai që po përmendet si potencial për stolin e ‘Biankonerëve’.

Sipas anglezes ‘Evening Standard’, Sarri ka udhëtuar drejt Italisë për të finalizuar marrëveshjen me Juventus, transmeton lajmi.net.

Raportimet thonë se trajneri italian po shpreson që marrëveshja me ‘Zonjën e vjetër’ të mbyllet gjatë kësaj jave.

Ish trajneri i Napolit pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Juventus, ku do të fitonte nga 6.8 milionë euro në sezon.

Juve gjithashtu duhet të paguajë 5.7 milionë euro skuadrës së Chelsea për të siguruar shërbimet e Sarri. /Lajmi.net/